“Ëndërroj që të bëhem më i miri në botë”

6 muaj më parë

“Ëndërroj që të bëhem më i miri në botë”

Eden Hazard, në një intervistë për revistën “Planet Health”, ka folur për shumë gjëra, ëndrrën si fëmijë që një ditë të bëhet futbollist si profesionit.

Ndër të tjera ai e ka zbuluar edhe një tjetër gjë; ëndërron që të bëhet më i miri në botë, ta fitojë “Topin e Artë”, apo edhe çmimin e më të mirit nga FIFA e UEFA.

“Kur isha fëmijë, e kisha më shumë pasion të jem futbollist sesa një ëndërr, por kur luanim, kemi ëndërruar të fitonim ndeshjen ose turneun, por ishte më shumë një kënaqësi dhe ende është. Kur jeni të vegjël nuk mendoni shumë të bëheni profesionistë: vetëm të jeni me miqtë tuaj dhe të argëtoheni, ju duhet vetëm një top për këtë. Prandaj vëllezërit dhe unë luanim në të gjitha orët, kapnim topin dhe dilnim në kopsht”, kujton Hazard me dashuri vitet e fëmijërisë.

Megjithatë, duke u rritur dhe pasi u shndërrua në futbollistin që është sot, ëndrrat janë më të mëdha për Hazardin.

“Ëndrrat janë ato që ju lejojnë të përparoni, ëndrra ime personale është të bëheni futbollisti më i mirë në botë, për atë luaj dhe stërvitem”, tha ai.

“Për një fëmijë, që ka një qëllim është stimulues, ju bën të doni të luftoni dhe të punoni për ta përmbushur atë një ditë”.

Ndër të tjera, ai thotë se është shumë i lumtur me gjithçka që ka arritur deri më tani, pasi “ka fëmijë që ëndërrojnë të bëhen profesionistë, por s’ka vend për të gjithë”.

Hazard raportohet se është afër transferimit në Real Madrid dhe gjithçka do të bëhet zyrtare pas finales së Europa League./Express