Enca pritet të mbajë koncert në Irak

6 ditë më parë

Enca pritet të mbajë koncert në Irak

Famën e saj si këngëtare në vendet arabe e mësuam vite më parë, kur Enca Haxhia hapi një profil në Instagram.

Ditën e djeshme gjatë një interviste të dhënë për mediat irakiane, këngëtarja shqiptare dha lajmin se do të mbajë një koncert për fansat e saj që ndodhen atje.

Ajo njoftoi se koncerti do të mbahet në provincën e Irakut, Kurdistan.

“Ishte kënaqësi, shihemi më 17 mars Kurdistani”, shkroi Enca në videon e publikuar në Instagram.

Ky do të jetë koncerti i saj i parë në një vend arab dhe Enca njoftoi dje se kishin mbetur shumë pak bileta pa shitur.