Enca ka një kusht për fansat nëse dëshirojnë publikimin e këngës së re

2 muaj më parë

Enca ka një kusht për fansat nëse dëshirojnë publikimin e këngës së re

Enca është në përfundim të këngës së re.

Ajo ka disa ditë që është duke paralajmëruar projektin e ri muzikor, të cilin duket se shumë shpejt do ta nxjerrë në vizion, shkruan lajmi.net.

Së fundmi, Enca ka publikuar një fotografi në Instagram ku ka kërkuar nga fansat e saj që të bëjnë 10 mijë komente nëse dëshirojnë që kënga të lansohet të shtunën.

Projekti mban titullin ‘Ku mete’ dhe besohet se është punuar edhe me video klip nga këngëtarja shqiptare.