Enca bën ‘twerk’ në plazh

4 muaj më parë

Enca bën ‘twerk’ në plazh

Vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes çdo ditë e më shumë.

Bëhet fjalë për këngëtaren nga Shqipëria, Enca Haxhia, postimet e së cilës zgjojnë kurreshtje thuajse gjithnjë dhe bën që të jetë një nga personazhet më të përfolura në shtypin rozë.

Bukuroshja, e cila shquhet për format trupore, është duke i shijuar disa ditë pushimi, derisa nuk heziton t’i ekspozojë linjat e kolme.

Ajo së fundmi ka ndarë me ndjekësit një video në Instagram, ku shihet duke bërë ‘twerk’ e veshur me të kuqe.

Kjo nuk është hera e parë që Enca shfaqet e tillë, me ç’rast edhe ka mbledhur mbi dy milionë fansa në rrjetet sociale.

E sa i përket projekteve të fundit, “Jealous” mbetet një prej realizimeve të fundit të saj që u mirëprit nga publiku. /Telegrafi/