Emina Çunmulaj “sulmohet” nga fansat për bashkëshortin 10 vjet më të madh

2 javë më parë

Emina Çunmulaj “sulmohet” nga fansat për bashkëshortin 10 vjet më të madh

Modelja shqiptare Emina Çunmulaj ka publikuar një fotografi nga pushimet e saj në Aspen të Kolorados në SHBA, ku pozon krah bashkëshortit të saj. Pas kësaj, vërshuan komentet e fansave të cilët e fyen disa herë Eminën për partnerin.

Një prej komentuesve shkruante se nuk e dinte çfarë shihte në fotografi: Një burrë e grua apo një baba me vajzën. Ndërsa një tjetër i thoshte, “Ka ndryshuar përralla, është e bukura dhe pasaniku”, duke iu referuar “të bukurës dhe bishës”.

Nuk mungoi edhe replika e modeles shqiptare, e cila vajzës ia ktheu me të njëjtën monedhë duke i shkruajtur: “E ti këtë në foton tënde çfarë e ke, gjysh?”.

Ndërsa djalit, i cili tregonte se jetonte në Angli por nuk mund ti largohej vesit të shqiptarëve për tu marrë me fjalë, Emina i tha: “Pate me dashtë me qenë me të bukurën dhe me qenë pasanik, po s’mundesh. Shko e largoju muhabetit të grave të këqija dhe gjej ndonjë punë se i thave kafenetë e lagjes duke pi nga një kafe gjithë ditën e gjatë”.

Emina Çunmulaj është 34 vjeçe, ndërsa bashkëshorti i saj miliarder, Sam Nazarian është 10 vjet më i madh. Të dy janë martuar në vitin 2015 dhe gëzojnë dy vajza. Ka patur shumë raste martesash që kanë këtë lloj diference në moshë, por duket se fansave nuk i pëlqen zgjedhja e Eminës.