Emina Çunmulaj mban premtimin, ia dhuron familjes në nevojë çelsat e shtëpisë

2 muaj më parë

Emina Çunmulaj mban premtimin, ia dhuron familjes në nevojë çelsat e shtëpisë

Emina Çunmulaj është një ndër femrat të cilat përmendet në media për humanizmin e saj. Së fundmi modelja ka ndihmuar për ndërtimin e shtëpisë së një familje në nevojë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë modelja përmes një postimin në Instagram. Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj një video në të cilën shfaqen dy momente: Ai kur Emina vizitoi për herë të parë këtë familje në nëvojë, dhe më pas momenti kur brenda kësaj jave anëtarëve të familjes Poçi iu dhuruan çelësat e shtëpisë së tyre të re.

“Fillime te reja. Zemra ime është e plotë kur shoh dhe e di që edhe një familje tjetër do të flejë në një vend të sigurt.

Çdo fëmijë kudo në botë meriton një shtëpi të sigurt dhe të rehatshme“- shkruan Emina.