Elvis Hoxha: Gjykata Kushtetuese dhe KQZ-ja nuk mund ta ndalin Albin Kurtin

1 muaj më parë

Elvis Hoxha: Gjykata Kushtetuese dhe KQZ-ja nuk mund ta ndalin Albin Kurtin

Në një intervistë për RTV Ora, ish-këshilltari i Albin Kurtit dhe pedagogu Elvis Hoxha u shpreh se KQZ-ja korrupton Gjykatën Kushtetuese dhe anasjelltas në Kosovë, dhe theksoi se duan të marrin stafetën për të mposhtur Albin Kurtin.

Hoxha tha se Kodi Penal e saktëson se dënimi me kusht i Albin Kurtit nuk ka pasoja juridike dhe se momentalisht qeveri në Kosovë është e paligjshme.

Hoxha: Kosova na ka mësuar se korrupsioni është një strukturë që kap popullin, individ për individ. Vjen një moment që ekziston një Albin Kurti dhe një VV që i pret rrugën këtij burimi. Jemi në një situatë kur KQZ-ja korrupton Gjykatën Kushtetuese, dhe anasjelltas. Institucionet që korruptojnë njëra-tjetrën kanë përballë Vetëvendosjes. Këto dy institucionet që kanë mbetur duan të marrin stafetën për të mposhtur Albin Kurtin. Presidenca iku, ka ngelur vetëm këto të dyja. Albin Kurti kur ka filluar karrierën e tij politike, ka qenë përballë aparatit shtetëror serb, u gjend në burg, u gjet përballë gjyqeve të UNMIK, e Thaçit e Mustafës dhe fitoi, ju mendoni se do të fitojë Valdete Daka përballë tij.

Nëse vendosen në të njëjtin vend, mashtruesi me fondet publike dhe mbrojtësi i sovranitetit të Kosovës, diskretitimi nuk barazon këto 2 figura, por këto dy institucione. Kodi Penal e saktëson se dënimi me kusht i Kurtit nuk ka pasoja juridike. Nëse Gjykata Kushtetuese merr rolin e gjykatës penale, atëherë ia ka huq në të gjithë nivelet. Kur ndërtojmë një shtet kemi një përmasë ekzekutive, legjislative dhe juridike. Nëse Gjykata Kushtetuese thotë se mund të bëjë një gjykim ku parlamenti mund të formojë një qeveri. Kjo qeveri që është në Kosovë, tashmë është qeveri e paligjshme dhe me një kryeministër koti. Po kjo gjykatë do të ndalojë Albin Kurtin.

Hoxha shtoi se duke përmendur sloganin e partisë së Kurtit tha se Albini dhe vetëvendosje nuk lëviz, pasi është rruga e Kosovës

Hoxha: Slogani i fushatë është “Krejt dhe drejt” që do të thotë të gjithë dhe drejt. Në vitin 2007 Albin Kurti ishte në shesh me popullin e Kosovës dhe tha “na lini të kalojmë se kjo është rruga e Kosovës” dhe ne aty patëm 2 dëshmorë e 81 të plagosur. Vetëvendosja nuk lëviz, le të lodhen. Politika është sintezë historike, nuk varet nga Valdete Daka./oranews