Elvana paraqitet me ngjyrën që do pushtojë vjeshtën e këtij viti

3 vite më parë

Elvana paraqitet me ngjyrën që do pushtojë vjeshtën e këtij viti

Sipas Institutit të Ngjyrave, Pantone, kjo vjeshtë do të mbizotërohet nga ngjyra të ngrohta dhe të ndezura. Janë gjithsej 10 nuanca, të cilat janë prezantuar nga pasarelat dhe markat e mëdha të modës që do të mbizotërojnë vjeshtën, por ajo që do të jetë dominuese është, pa asnjë dyshim, e kuqja e zjarrtë.

Emra si Oscar de la Renta, Valentino, Armani Prive i kanë prezantuar koleksionet e tyre të vjeshtë prej disa muajsh dhe e kanë theksuar ngjyrën dominuese.

E kuqja, si një prej ngjyrave tunduese të çdo sezoni, dominohet sidomos në fustane. Është universale dhe tashmë e vërtetojnë edhe personazhet e njohur. Por ndryshe nga detajet që janë kombinuar me të kuqe, tani është ndryshe – gjithçka e kuqe. Prej 6 muajsh, koleksionet e reja të stilistëve të famshëm e kanë vendosur top ngjyrën e sezonit të ri dhe shumë prej personazheve të njohur në botë e kanë përqafuar menjëherë.

Dhe jo vetëm ata. Edhe kënëgtarja e njohur e skenës shqiptare, Elvana Gjata, në fotot e fundit që ka postuar në Instagramin e saj, ka prezantuar veten të veshur me të kuqe kokë e këmbë. Me siguri, Elvana ka nisur punën për projektin e ri që do të sjellë së shpejti, i cili paraprihet nga këto foto të nxehta.

Revistaclass