Elton John zbulon këngën e tij të preferuar nga albumi i Dua Lipa-s

1 muaj më parë

Elton John zbulon këngën e tij të preferuar nga albumi i Dua Lipa-s

Dua Lipa ka zhvilluar së fundmi një bisedë ‘live’ me këngëtarin Elton John.

Në këtë video-live, këngëtari komplimentoi Dua-n duke i thënë se albumi i saj Future Nostalgia” është një ndër albumet më të mira të këtij viti.

”Njerëzit donin diçka argëtuese dhe çdo këngë e albumit është fantastike. Ne nuk ndalojmë së dëgjuari. Djemtë e mi e pëlqejnë shumë, David gjithashtu e adhuron”, u shpreh këngëtari. Ai gjithashtu zbuloi se kënga e tij e preferuar është ‘Levitating’.