Elita Rudi shkëlqen, atraktive dhe me stil çdo herë

1 muaj më parë

Elita Rudi shkëlqen, atraktive dhe me stil çdo herë

Që kur u bë nënë ajo është tërhequr nga ekrani, por ka vazhduar të jetë afër adhuruesve përmes rrjeteve sociale.

Bëhet fjalë për moderatoren e njohur shqiptare, Elita Rudi e cila është mjaft e komentuar për secilën paraqitje që bën.

Prezantuesja e cila ka më shumë se gjysmë milioni ndjekës në llogarinë e saj në Instagram, sjell imazhe dhe video të shumta, teksa së fundi ka filluar të realizojë edhe “vlog”.

Në një postim që ka bërë këtë herë, Elita pozoi në ashensor para pasqyrës, derisa shihet e veshur me stil dhe tejet atraktive.

Ndërkohë, Elita nuk ka treguar ende nëse planifikon të rikthehet me ndonjë emision televiziv./Indeksonline/