Ekzekutohet me 8 plumba një shqiptar në Bruksel

2 muaj më parë

Ekzekutohet me 8 plumba një shqiptar në Bruksel

Një shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Bruksel.

Ai u qëllua 8 herë në lagjen e njohur, Molenbeek dhe ndërroi jetë në vend. Viktima është rreth 38-vjeç.

Nga të dhënat e para, sipas medieve, shqiptari u qëllua me të paktën 8 plumba, ndërsa dyshohet se qëndronte ilegalisht në Belgjikë.

Policë, prokurorë dhe ekspertë shkuan në vendin e ngjarjes për të mbledhur provat me qëllim për të shkuar në gjurmët e autorit të krimit. Ende nuk dihet identiteti i shqiptarit dhe pistat mbi të cilat po zhvillohen hetimet.