Ekzekutohen pagesat e pakos emergjente për 7241 përfitues

1 javë më parë

Ekzekutohen pagesat e pakos emergjente për 7241 përfitues

Ministria e Financave ka njoftuar se janë ekzekutuar pagesat për masën 3a për 7241 përfitues (persona fizik) në shumë prej 1,230,970.00 euro.

Gjithashtu njoftohet se është kryer ekzekutimi e pagesës për masën 3b-subvencionimi i qirasë deri 50%, për 4191 përfitues me shumë totale 1,354,601.81 EUR.

“Në proces të finalizimit është edhe një listë tjetër me gjithsej 454 përfitues (persona juridik – biznese) nga masa 3a me shumë totale 900,235.64 EUR”, thuhet në njoftim.