Ekstradohet nga Londra “i forti” i Mirditës

3 vite më parë

Ekstradohet nga Londra “i forti” i Mirditës

Interpol Tirana ekstradon nga Londra drejt vendit tonë Gjergj Cupin (Çupi), 48 vjeç, lindur dhe banues në Kaçinar/Mirditë, pasi ishte shpallur në kërkim për vrasjen e dy personave në vitin 1997-të, dhe plagosjen e dy të tjerëve, për shkak të hasmërisë.

Mësohet se për këtë krim, Gjykata e Mirditës e ka dënuar me 25 vjet burg në vitin 1999 për kryerjen e veprave penale “Vrasje me paramendim”, “Vrasje me paramendim mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Më datë 27.07.1997, ky shtetas, në rrugën nacionale Rrëshen-Kurbnesh në afërsi të vendit të quajtur “Agjencia e vjetër” në qytetin e Rrëshenit, i nxitur nga motive hasmërie, ka qëlluar me armë zjarri automatik në drejtim të shtetasit M. N, ku si pasojë kanë mbetur të vdekur shtetasit M. N dhe shtetasja D. K, si dhe janë plagosur rëndë shtetasit P. P dhe F.P, të cilët kanë qenë udhëtarë në furgon.

Pas ngjarjes shtetasi Cupi ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes dhe sipas informacioneve të vazhdueshme ndodhej në Angli. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Manchester, u bë i mundur arrestimi dhe ekstradimi i tij nga Londra drejt vendit tonë./Lapsi.al