Ekstradohet nga Belgjika shqiptari me fletarrest ndërkombëtar

1 muaj më parë

Ekstradohet nga Belgjika shqiptari me fletarrest ndërkombëtar

Shtetasi shqiptar Muhamet Belba, i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Belgjikë, njofton Policia e Shtetit.

51 vjeçari Muhamet Belba u arrestua nga autoritetet policore në Belgjikë dhe u ekstradua drejt Shqipërisë.

Shtetasi ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan e ka dënuar me 22 vjet heqje lirie, për veprën penale “Vjedhje me armë dhe pasojë vdekjen.”

Shtetasi Muhamet Belba, në datë 17.02.1993, në Greqi, ka vrarë një shtetas grek, me qëllim grabitjen e një shume lekësh që kishte me vete./oranews