Ekspozitë për tregimet urbane

3 vite më parë

Ekspozitë për tregimet urbane

Galeria e Ministrisë së Kulturës së Kosovës sjellë ekspozitën e radhës të titulluar “Tregime urbane të mbështjella në rrollne” të artistes Mimoza Studenica.

Punën e saj artistike “mund ta shohim si një ndërlidhje me vokacionin e saj, dizajnin që shpërfaqet natyrshëm si impakt i drejtpërdrejtë në tablo letrash filigrani”, shprehet kuratori i kësaj ekspozite Lorik Sylejmani, njëkohësisht artist vizual dhe kritik arti.

Kjo ekspozitë drejtohet dhe financohet nga Galeria e Ministrisë së Kulturës.

Ekspozita do të hapet sot duke filluar nga ora 19:00 dhe mbyllet me 15 Prill 2017 në Galerinë e Ministrisë së Kulturës së Kosovës në Prishtinë./Aktivpress