Ekspertët: Ja se si të mbillni banane në vazo

4 vite më parë

Ekspertët: Ja se si të mbillni banane në vazo

Shumë njerëz mendojnë se banania rritet në një pemë, por ajo në fakt është një bimë barishtore. Një tjetër fakt interesant për bananet është se ato i përkasin familjes së frutave me kokrra. Nëse dëshironi ta keni këtë bimë ekzotike në shtëpinë tuaj, ky artikull do t’ju bënte shumë punë. Procesi është shumë më i lehtë nga sa mund të mendoni.

Zgjidhni llojin e bananes
Bananet xhuxh kanë një shije unike dhe ndryshojnë nga bananet që blini në treg. Rriten 2-4 cm. Ka disa varietete të këtij grupi bananesh.

Blerja e pemës së bananes
Pasi të zgjidhni varietetin, është koha për të blerë pemën. Ju mund të merrni fidanë bananesh online. Pasi ta blini duhet ta lani me ujë të vakët për t’i hequr mykun.

Mbjellja
Bini një vazo mesatare me vrima në pjesën e poshtme. Mbillni fidanin në mënyrë që vetëm majat të lini zbuluar. Më vonë, pasi të rritet mund ta transferoni atë në njëvazo të madhe.

Zgjidhni vendin ku do ta mbani
Banania është një bimë tropikale dhe ka nevojë për shumë diell. Zgjidhni një zonë ku rrezet e diellit bien një pjesë të madhe të ditës. Vendoseni bimën në pjesët lindore, jugore apo juglindore të shtëpisë tuaj. Gjatë dimrit, është mirë të shtoni dritë artificiale.

Dheu
Kur zgjidhni dheun, shikoni për cilësinë e tij. Bananet kanë nevojë për tokë me kullim të mirë, ranore, të pasur me materiale organike dhe plehra. pH i tij duhet të jetë 6 ose 7, kështu nëse ai është alkalin, shtoni pak sulfur për të balancuar vlerën e pH.

Ajër me lagështi
Siç kemi përmendur më parë, bananet e duan ajrin me lagështi deri mbi 50 për qind.

Ujitja
Bima duhet të ujitet të paktën një herë në javë ose çdo ditë nëse temperaturat janë të larta. Nëse toka përreth është e thatë ju duhet ta ujisni, në të kundër duhet të prisni.

Ushqimi
Ndërsa bima rritet shpejt, ajo ka nevojë për ushqim. Fidanët e rinj kanë nevojë për pleh të pasur me azot dhe kur bima të fillojë të bëjë fruta,ushqejeni atë me pleh të tretshëm në ujë (15: 5: 30).

Sëmudnjet dhe pesticidet
Bananet janë goxha rezistente ndaj dëmtuesve, por ato janë të ndjeshme ndaj afideve. Për të shkatërruar ato, përdorni pesticide organike. Nëse një gjethe e bimës bëhet ngjyrë kafe, kjo do të thotë se e keni mbytur bimën. Nëse gjethet bëhen të verdha, nuk ka ushqyes të mjaftueshëm në tokë.

Mbajeni bimën gjallë në dimër
Kur temperatura të bien -10 C, bima do të ndalojë procesin e rritjes. Kjo është arsyeja se pse ajo ka nevojë për një shtresë humus para dimrit. Prerja e gjetheve është gjithashtu një ide e mirë,. Mbjatja e saj brenda deri në pranverë është një domosdoshmëri.