Eksodi i padokumentuar

2 vite më parë

Eksodi i padokumentuar

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, priti drejtuesit e Shoqatës “Eksodi 99”, ku është biseduar për nevojën e dokumentimit të kësaj pjese të historisë, me aktivitete të ndryshme, por edhe me ndërtimin e monumenteve përkujtimore.

Në takim ishin të pranishëm edhe ministri i Financave, Avdullah Hoti dhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi.

Shala me delegacionin e “Eksodit 99” bisedoi rreth aktiviteteve dhe organizimeve që realizon kjo shoqatë, në përkujtim të eksodit që ndodhi në vitin 1999.

Ministri Shala u informua nga drejtuesit e kësaj shoqate, me aktivitet e shumta që realizohen nëpër qendra të ndryshme të Kosovës dhe të Shqipërisë, veçmas me aktivitetin kulmor, që mbahet çdo vjet me 15 prill në Xërxë.

Shala me këtë rast u shpreh se ky eksod, tregon sesa rrugë e dhimbshme dhe sa sakrificë e madhe është bërë për të ardhur deri te liria dhe pavarësia e vendit tonë.

Po ashtu, ministri Shala u shpreh se MKRS-ja, do të përkrahë këtë shoqatë për të dokumentuar këtë pjesë të rëndësishme të historisë së Kosovës.

Me këtë rast, drejtuesit e shoqatës “Eksodi 99”, në shenjë falënderimi për bashkëpunimin e ngushtë me ministrin Shala, i dhuruan atij një mirënjohje, për çka Shala i falënderoi.