Eichhorst takon deputetë nga LDK, ja çfarë zotimi i japin ata

2 muaj më parë

Eichhorst takon deputetë nga LDK, ja çfarë zotimi i japin ata

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, së bashku me deputetët Armend Zemaj dhe Lumir Abdixhiku, kanë pritur në takim sot drejtoreshën për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në BE, Angelina Eichhorst.

Gjatë këtij takimi, është biseduar për proceset integruese të Kosovës, për nevojën e vazhdimit të dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, të lehtësuar nga BE-ja dhe të mbështetur nga SHBA-të, si dhe për procesin e liberalizimit të vizave.

Kryetar i Grupit Parlamentar, Hoti përsëriti qëndrimin e LDK-së pwr dialogun dhe theksoi se LDK-ja do të kujdeset që të mos lejojë që Kosova të devijojë nga agjenda euro integruese./AktivPress/