Edisa Shahini, modele instagrami apo blogere?

6 muaj më parë

Edisa Shahini, modele instagrami apo blogere?

Zhvillimi i teknologjisë, përhapja masive e rrjeteve sociale dhe trendi i modelimit në Instagram, ka bërë që shumë adhurues të modës, grimit, gatimit apo edhe udhëtimeve, të shndërrohen në figura publike.

Në kohët e sotme, numri i madh i ndjekësve në rrjetet sociale pa dyshim që ndikon në famën e një personi, e po ashtu edhe në përfitime nga bashkëpunimet me brende e kompani të ndryshme.

E një ndër këta persona është edhe blogerja kosovare, Edisa Shahini, e cila tani është një ndër blogeret më të famshme në Austri, tranmseton emisioni Express në KTV.

Edisa numëron 107 mijë ndjekës në Instagram, ku poston fotografi që kanë lidhje me modën, bukurinë dhe udhëtimet, ndërsa në ueb-faqen e saj ajo e shpreh edhe talentin që ka në shkrim, duke trajtuar tema nga më të ndryshmet.

Ajo që shumë nga ndjekësit e figurave të famshme të rrjeteve sociale nuk e dinë, është dallimi mes një modeleje të rrjeteve sociale dhe një blogereje.

Kur shohim rrjetet sociale të shumë blogereve, shumë nga ne pyesim veten se si ia dalin. Si arrijnë ta bëjnë të duket aq bukur? E shumë shpesh edhe “dëshpërohemi” kur bëjmë krahasime me Instagramin tonë. Sipas Edisës, ajo që shohim ne si ndjekës, është vetëm ana e bukur e punës si bloggere.

Punën si bloggere ajo e quan hobi që mund të kalojë në profesion. Ta kesh një blogg të suksesshëm duhet ta kesh një plan, ide të veçanta dhe kreativitet. Duke e marrë parasysh konkurrencën e tanishme në këtë fushë, e vetmja rrugë drejtë suksesit si bloggere është të jesh ndryshe dhe origjinale.

Megjithatë, disa mijë ndjekës në Instagram nuk të bëjnë blogger. Stili i veçantë, shkrimet interesante, qasja te ndjekësit dhe origjinaliteti, vazhdojnë të jenë përbërësit kryesorë që i duhen një blogu të suksesshëm.