“Edi Rama, lider për qejfin e armiqve të shqiptarëve”

4 vite më parë

“Edi Rama, lider për qejfin e armiqve të shqiptarëve”

Njohësi i rrethanave politike, njëherësh profesori universitar, Milazim Krasniqi konsideron se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është lider që u shkon për qejfi armiqve të shqiptarëve.

Këtë konstatim ai e mbështetë me katër veprime që i ka bërë Rama, e që të katërtat ka qenë në dëm të shqiptarëve.

Këto katër veprime ai i ka renditur në një status në profilin e tij në Facebook, përcjellë  AktivPress.

“ 1. Edi Rama ua ngatërroi keqas punët shqiptarëve të Maqedonisë, me atë deklaratë të firmosur në Tiranë. Veprimin e tij Ivanovi e Gruevski po e përdorin si pretekst për të bllokuar formimin e qeverisë dhe për ta nxitur urrejtjen fashiste kundër shqiptarëve.

2. Me deklaratën për gjoja bashkimin e Shqipërisë e të Kosovës, Rama tash ua dha një kartë të fortë kriminelëve serbë, që të sulmojnë shqiptarët si gjoja destablizues. Dhe ta kenë përkrahjen e BE-së për këtë ofensivë antishqiptare.

3. Rama i ka lejuar Greqisë të menaxhojë gazsjellesin, TAP, duke e vu Shqipërinë nën tutelën greke.

4. Në vendin e vet Rama e ka mbushur Kuvendin me kriminelë, ka lejuar kultivimin e hashashit gjithandej vendit dhe e ka blokuar dialogun politik me opozitën!”, ka shkruar Krasniqi. /AktivPress

Milazim Krasniqi