Edhe sot numër i madh i rasteve të reja me COVID, asnjë i vdekur

1 muaj më parë

Edhe sot numër i madh i rasteve të reja me COVID, asnjë i vdekur

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 159 raste të reja me koronavirus.

Zemaj ka shkruar se janë testuar 1 mijë e 245 mostra, nga të cilat 159 kanë rezultuar pozitive.

Ndërkohë në 24 orët e fundit është shënur rekord mostrave të testuara për COVID-19.

“Sot, është shënuar numri më i lartë i testimeve brenda 24 orëve, nga 1.245 mostra të marra, 159 kanë rezultuar pozitiv, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast tragjik nga Covid-19”, ka shkruar ministri i Shëndetësisë.