Edhe shumë shtete do ta çnjohin Kosovën, thonë në Serbi

2 javë më parë

Edhe shumë shtete do ta çnjohin Kosovën, thonë në Serbi

Kryetari i Komisionit për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Milovan Drecun, ka paralajmëruar numër të madh të tërheqjeve të njohjeve ndërkombëtare të Kosovës.

Ai ka thënë se vendimi i Nauru “për ta korrigjuar gabimin e njohjes së shtetit të rremë të Kosovës nënkupton se do të ketë më tepër e më tepër shtete që do ta ndjekin këtë rrugë të respektimit të ligjeve ndërkombëtare”.

“Për fatin e keq shtetet fqinje që e kanë njohur Kosovën pa asnjë kuptim, duhet ta ndjekin këtë rrugë, ta tërheqin njohjen”, ka thënë Drecun në RTS, transmeton Klan Kosova.

Sipas Drecun këmbëngulja se Kosova është shtet i pavarur vështirëson zgjidhjen e problemit me Serbinë.