Edhe Mesiq në Kosovë për ta festuar 20-vjetorin e çlirimit

2 javë më parë

Edhe Mesiq në Kosovë për ta festuar 20-vjetorin e çlirimit

Ish-presidenti Fatmir Sejdiu ka postuar fotografi nga takimi i tij me ish-presidentin amerikan, Bill Clinton, i cili gjendet në Prishtinë.

Me ta në fotografi shihet edhe ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq.

“Me miqtë e mëdhenjë të Kosovës!”, ka shkruar Sejdiu në Facebook.

Në Kosovë janë duke qëndruar aktualisht presidenti Bill Clinton, sekretarja e shtetit, Madeleine Albright,  ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq, ish-gjenerali i NATO-s, Wesley Clark, ministri i Forcave të Armatosura të Britanisë si dhe personalitete tjera.