Edhe lojtarët e Leverkusenit pranojnë ulje të pagës

4 muaj më parë

Edhe lojtarët e Leverkusenit pranojnë ulje të pagës

Lojtarët, stafi dhe menaxhmenti i Bayer Leverkusenit të mërkurën unanimisht kanë arritur marrëveshje për të pranuar ulje page derisa Bundesliga të mbetet e pezulluar shkaku i koronavirusit, shkruan faqja zyrtare e klubit gjerman, transmeton Koha.net.

Kapiteni i Leverkusenit, Lars Bender ka thënë se janë mbajtur diskutime në javët e fundit dhe të martën është arritur marrëveshja.

“Skuadra është e gatshme të heq dorë nga një pjesë e pagës për të përkrahur klubin në tentimin që të kalojë këtë krizë financiare të shkaktuar nga koronavirusi”, ka thënë Bender.

Bundesliga është pezulluar deri më 30 prill. Klubet tjera si Bayern Munchen, Borussia Dortmund, Schalke, Werder Bremen e Union Berlin po ashtu kanë aplikuar masa të ngjashme. Ndërkohë lojtarëve të Premier Leagues së Anglisë në futboll është duke u bërë presion që të sakrifikojnë po ashtu.