Edhe Ermal Meta ndjek shembullin e Rita Orës, merr përsipër ndërtimin e një shtëpie

4 ditë më parë

Edhe Ermal Meta ndjek shembullin e Rita Orës, merr përsipër ndërtimin e një shtëpie

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora, për festën e 28 Nëntorit dhe me rastin e ditëlindje së saj ka menduar t’ia bëj një dhuratë Shqipërisë amë.

Ajo duke u solidarizuar me familjet e prekura nga tërmeti i së martës, ka marrë përsipër ndërtimin e një shtëpie të rrënuar.

E, këtë shembull e ka ndjekur edhe Ermal Meta, këngëtari shqiptar me famë ndërkombëtare, përcjellë Indeksonline.

Ai përmes faqes Facebook ka thënë:

“Kam ndjekur me shqetësim këto ditë ngjarjet në Shqipëri dhe bashkohem me dhimbjen e atyre që humbën njerëzit e tyre të dashur. Vendosa t’i bashkohem apelit të Erion Veliajt duke dhënë kontributin tim për të ndihmuar në ringritjen e shtëpisë së familjes Alla, që Brisilda, Erseda, Erildi dhe familja e tyre të mos e kalojnë dimrin mes rrënojave e të ftohtit.

Por ashtu si familja Alla, ka ende shumë të tjera që kanë nevojë për ndihmën tonë dhe unë do t’ju lutesha të jepnit të gjithë një kontribut, sado i vogël qoftë nëpërmjet portalit https://e-albania.al