Edhe Era Istrefi lexon libra (Foto)

2 vite më parë

Edhe Era Istrefi lexon libra (Foto)

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Era Istrefi me çdo hap të saj fiton vëmendje, e sidomos tani që data e lansimit të projektit të saj të ri është afruar.

Së fundmi, 23 vjeçarja ka publikuar një ‘selfie’ në Instagram, më ndryshe se herave të tjera. Me një robdishan, një libër dhe një stilolaps në gojë, Era duket tejet tërheqëse.

“E preferuara ime e re”, ka shkruar ylli shqiptar sipër fotografisë së publikuar.

Ndryshe, kujtojmë se më 25 shtator do të publikohet kënga e re nga Era në bashkëpunim me French Montanën.

/express