“E veshur apo e zhveshur?”/Mihrija vë në siklet Naimin

2 muaj më parë

“E veshur apo e zhveshur?”/Mihrija vë në siklet Naimin

Mihrije Braha dhe Naim Abazi njihen si një nga çiftet më të pëlqyera të showbiz-it shqiptar.

Ditën e sotme ato ishin të ftuar specialë në “E diell” ku gjatë intervistës çifti i këngëtarëve i kanë drejtuar pyetje njëri-tjetrit. Një nga pyetjet me ‘spec’ drejtuar Naimit nga Mihrija ishte: “Të pëlqej më shumë e veshur apo e zhveshur?”.
I gjendur pak në siklet, këngëtari ia ka kthyer me humor duke i thënë: “Të zhveshur të pëlqej gjithmonë, por kur dalim jashtë vishu”.

Ndër të tjera, Mihrija ka zbuluar se momenti i vetëm kur ka qarë ka qenë në kohët e vështira të luftës në Kosovë.

“Mbaj mend që mbështesja kokën në kraharorin e Naimit së bashku me djalin, Platorin e aty me kanë rrjedhur lotët e dhimbjes prej luftës” – ka rrëfyer e prekur këngëtarja.