E vërteta e sfidës qesharake të fshesës

7 ditë më parë

E vërteta e sfidës qesharake të fshesës

Në sfidën e fundit virale, e cila filloi në Twitter dhe më pas u përhap në të gjitha rrjetet sociale, njerëzit vendosin fshesat drejt, një mënyrë kjo për të demostruar një tërheqje të supozuar të forcës së gravitetit.

Trendi u bë viral më 10 shkurt, kur një përdorues në Twitter shkroi: “Kështu pra, sot (10 shkurt) është dita e vetme kur një fshesë mund të qëndrojë në këmbë vetë për shkak të tërheqjes së forcës së gravitetit.” Postimi frymëzoi me mijëra njerëz që të ngarkonin videot e tyre online.
Tërheqja e pazakontë gravitacionale më 10shkurt është – sigurisht – e pavërtetë.

“Kemi të bëjmë me një mashtrim të rrjeteve që ilustron sa shpejt pseudoshkenca dhe prentendimet e rreme mund të bëhen virale,” u shpreh NASA në një deklaratë për Insider. “Kjo shaka e padëmshme tregon se pse është e rëndësishme që të bëjmë kontrolle dhe hulumtime për faktet.”

NASA shfrytëzoi rastin për të edukuar paksa njerëzit. Në llogarinë në Twitter, NASA postoi një video të astronautit Dreë Alvin dhe shkencëtares Sarah Noble që bënin sfidën. Edhe pse 11 shkurt, fshesa sërish qëndroi drejt. Pra, s’ka lidhje data 10 shkurt. Nëse fshesat kanë shumë fije dhe gjendet balanca e duhur, qëndron drejt.

“Fizika funksionon çdo ditë të vitit – jo vetëm në 10 shkurt”, shkroi NASA.