E rëndë! Makina përplas për vdekje vjehrrë dhe nuse

6 muaj më parë

E rëndë! Makina përplas për vdekje vjehrrë dhe nuse

Dy gra këmbësore janë përplasur për vdekje nga një makinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Durrës, në lagjen nr. 17/1.

Sipas policisë “një shtetas 22-vjeçar me mjetin e tij BMW me targa AA 835 BD ka aksidentuar me pasojë vdekjen dy këmbësore.

Viktimt janë identifikuar si Bukurie Cufaj dhe Sabije Cufaj, vjehrrë dhe nuse. Mësohet se dy gratë u përplasën sapo zbritën nga autobusi i linjës Durrës-Plepa.

Mësohet nga policia se drejtuesi i mjetit ka qenë me shpejtësi tej normave të lejuara.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë me të cilin po ecte mjeti, por edhe mungesa e ndriçimit dhe sinjalistikës në rrugë.

Në këtë rrugë numërohen të paktën 25 viktima nga aksidentet në harkun e dhjetë viteve, pa llogaritur aksidentet me pasojë plagosje apo aksidente të lehtë, duke u konsideruar si rruga e “vdekjes”.

Banorët e zonës kanë ngritur me dhjetëra herë shqetësimin pas ngjarjeve të një pas njëshme të aksidenteve, por situata nuk ka ndryshuar. Madje, sot banorët kanë paralajmëruar një tjetër protestë për mungesën e ndriçimit dhe sinjalistikës.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici dhe po punohet per sqarimin e rrethanave te ngjarjes./oranews