E pyesin nëse është ndarë nga burri. Rudina e kritikon publikisht Aleksin

1 javë më parë

E pyesin nëse është ndarë nga burri. Rudina e kritikon publikisht Aleksin

Puntata e mbrëmshme e emisionit “Soirée” të Jonida Shehut në Top Channel i ishte rezervuar të famshmëve shqiptarë nga Lezha. ‘Me kë bëjnë krushqi lezhjanët’, ishte tematika së cilës ju bashkuan plot personazhe të njohur të jetës publike në vend, artistë, politikanë, e të ftuar të tjerë specialë. Mes tyre ishte edhe aktorja e humorit Rudina Dembacaj.

Gjatë rrëfimit të saj, në një moment ka qenë e zonja e shtëpisë Jonida, ajo që i ka rezervuar një pyetje të befasishme artistes. Në një kohë kur në shtypin rozë lajmet për ndarjen e mundshme të saj nga bashkëshorti thuajse janë të përditshme, moderatorja nuk ka ngurruar, por e ka pyetur troç Rudinën: “A je ndarë nga bashkëshorti”?

Akorja duke qeshur i tha: “Unë më mirë mos flas për këtë, unë jam artiste dhe i dua të gjithë”, duke shtuar akoma më shumë dyshimet për ndarjen që po përflitet prej kohësh.

Ndër të tjera ajo shtoi se: “Sa të jetë më i mirë e dua, sa s’është më se dua”, e kjo konsiderohet si një frazë e nënkuptuar për Aleksin.