E pazakonshme: Albin Kurti ngrihet në këmbë për himnin e Kosovës

4 javë më parë

E pazakonshme: Albin Kurti ngrihet në këmbë për himnin e Kosovës

Albin Kurti, kandidat për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, ka befasuar sot gjatë një aktiviteti në Viti.

Lideri i Vetëvendosjes, si asnjëherë më parë, ka nderuar himnin e Kosovës duke u ngritur në këmbë, shkruan Gazeta Sinjali.

Aktiviteti u organizua në kishën e këtij qyteti në kujtim të Don Mikelit.

Në kuadër të fushatës paraelektorale, Kurti poashtu kritikoi edhe taksën e vendosur ndaj Serbisë duke thënë se Vetëvendosje nuk e mbështet këtë masë, por reciprocitetin e plotë ndaj Serbisë.

Lideri i Vetëvendosjes gjatë vizitës në Viti është takuar edhe me banorët e këtij qyteti.