E ngarkuara me punë e Kosovës në Izrael takohet me kryetarin e Jerusalemit

3 javë më parë

E ngarkuara me punë e Kosovës në Izrael takohet me kryetarin e Jerusalemit

E ngarkuara me punë e Kosovës në Izrael, Ines Demiri është takuar me kryetarin e qytetit të Jerusalemit, Moshe Leon.

Në këtë takim u diskutua në lidhje me thellimin e partneritet mes dy vendeve.

Demiri përmes një cicërime në Twiter ndjehet e lumtur që është takuar me Leon.

“Pata kënaqësinë të takoja kryetarin e Qytetit të Jerusalemit, z. Moshe Leon. Diskutuam se si të thellojmë partneritetin tonë, si dhe mbi mundësitë që Komuna e Jerusalemit i ofron Republikës së Kosovës”, thuhet në postimin e saj.

Kujtojmë se më 14 mars është hapur ambasada e Kosovës në Jerusalem. Kjo erdhi pas Marrëveshjes së Uashingtonit më 4 shtator 2020.

Me 1 shkurt është nënshkruar zyrtarisht lidhja e marrëdhënieve diplomatike në mes të Republikës së Kosovës dhe shtetit të Izraelit nëpërmjet një ceremonie virtuale.

Në Shtëpinë e Bardhë, Kosova ka nënshkruar një listë zotimesh në atë që njihet si marrëveshja e katër shtatorit ku njohja e Kosovës nga Izraeli me kushtin që ambasada të vendoset në Jerusalem ka qenë njëra ndër pikat në marrëveshje.