E moshuara me koronavirus në Belgjikë refuzon respiratorin, që t’i jepej një të riu, ndërron jetë 2 ditë më pas

4 muaj më parë

E moshuara me koronavirus në Belgjikë refuzon respiratorin, që t’i jepej një të riu, ndërron jetë 2 ditë më pas

Në një kohë kur e gjithë bota po vuan mungesën e ventilatorëve përgjatë pandemisë së koronavirusit, një pajisje kyçe që nevojitet për të përballuar sëmundjen, një e moshuar nga Belgjika vendosi të bëjë një gjest fisnik.

Suzanne Hoylaerts ndërroi jetë nga koronavirusi pasi me vullnetin e saj refuzoi të përdorte ventilatorin në favor të një të riu.

90-vjeçarja iu kërkoi doktorëve që ta përdornin pajisjen për pacientë më të rinj që kishin nevojë për të.

“Nuk dua të përdor frymëmarrje artificiale. Jepjani këtë një të riu. Unë kisha një jetë të mirë”, është shprehur ajo.

E moshuara nga Binkom u shtrua në spital më 20 mars, kur shëndeti i saj u përkeqësua për shkak se ishte infektuar nga Covid-19, dhe ndërroi jetë dy ditë më pas.

Në Belgjikë numri i të identifikuarve me Covid-19 është rreth 13 mijë, kurse numri i viktimave është rritur në mbi 700.