E konfirmon trajneri i PSG-së, Neymar do të udhëtojë në Dortmund

1 muaj më parë

E konfirmon trajneri i PSG-së, Neymar do të udhëtojë në Dortmund

Neymar ka lënë prapa problemet me brinjë.

Lajmin e ka konfirmuar trajneri i Paris Saint-Germain, Thomas Tuchel.

Braziliani mungon që nga fitorja 5-0 më 1 shkurt ndaj Montpellier, pa të cilin PSG mposhti në Ligë Nantes dhe Lyon, derisa mori fitore në Kupën e Francës në udhëtim te Dijon.

Sido që të jetë, dëmtimi i brinjëve i takon të kaluarës, ai do të jetë pjesë e skuadrës të shtunën për ndeshjen me Amiens, derisa pa asnjë diskutim do të udhëtojë edhe në Gjermani për ndeshjen në Champions League me Borussia Dortmund.

“Për Neymarin, duhet të vendosim me doktorët pas testeve”, tha Tuchel.

“Do të luajë apo jo nesër… ai do të jetë në Dortmund me çdo kusht, por ndoshta jo në më të mirën e tij siç ka qenë dy javë më parë”.

“Por, jam i bindur se ai do të na ndihmojë në ndeshjet e radhës për të vazhduar përpara, shpresojmë që të rrijë larg lëndimeve dhe të jetë në gjendje të luajë disa ndeshje me radhë deri në fund të sezonit”, deklaroi mes tjerash trajneri i PSG-së. /Express/