E harrojnë brenda në avion, gruaja zgjohet e tmerruar në mes të errësirës

4 muaj më parë

E harrojnë brenda në avion, gruaja zgjohet e tmerruar në mes të errësirës

Një grua është lënë brenda në avion pasi e zuri gjumi gjatë fluturimit. Kur ajo është zgjuar brenda avionit Air Canada ka parë vetëm errësirë.

Tiffani Adams tha se e kishte zënë gjumi gjatë fluturimit nga Quebec në Toronto më 9 qershor.

Kur u zgjua, Adams kishte shumë ftohtë dhe ishte ende e ulur në sendiljen e saj por avioni ishte parkuar.

Ajo u shpreh se përjetonte makthe gjatë natës që kur incidenti i ndodhi.

Air Canada konfirmoi incidentin që ndodhi dhe po heton.

Adams shkroi në Facebook: “U zgjova në mesnatë e ngrirë së ftohti dhe ende e sendilje në errësirë të plotë.”

Ndërsa shtoi se eksperienca ishte “e tmerrshme”.

Ajo mori në telefon shoqen e saj për ti treguar se kishte mbetur e bllokuar brenda në avion.

Menjëherë ishte mikja e saj që telefonoi Toronto Pearson Airport dhe u tregoi atyre për vendndodhjen e Adams.

Ajo u gjet nga një operator i karrocave të bagazheve. Gruaja tha se stafi i Air Canada i ofroi asaj një limuzinë dhe një hotel por i nuk pranoi, duke dashur të kthehej në shtëpi sa më shpejt që të ishte e mundur./oranews