E frikshme, parashutisti rrëzohet nga 1500 metra lartësi

2 muaj më parë

E frikshme, parashutisti rrëzohet nga 1500 metra lartësi

Një anëtar i ekipit të “Army Parachute Display” humbi kontrollin në 1500 metra lartësi. Parashutisti nga Wales shpëtoi për mrekulli pasi pësoi lëndime të vogla.

Në pamjet e “The Sun”, vihet re se parashutisti rrotullohet në ajër para se të rrëzohet në tokë. Incidenti ndodhi të premten e javës së kaluar, 16 gusht.

Ai së bashku me anëtarët e tjerë kishin qëllim që të zbrisnin në det. 35-vjecari Daniel Blocksidge ishte duke parë shfaqjen e tyre me familjen dhe filmoi të gjithë ngjarjen.

“Kur e pamë duke rënë, nxituam ta ndihmonim por kur arritëm, e kishte marrë ndihmën. Nga mënyra se si u rrëzua, jam i surprizuar që nuk theu ndonjë këmbë. Jam i lumtur që dëgjoj se është mirë, fati e ndihmoi shumë”, tha Daniel./oranews

Shikoni videon ketu