E frikshme! Hapet gropa në rrugë dhe “përpinë” makinën

3 muaj më parë

E frikshme! Hapet gropa në rrugë dhe “përpinë” makinën

Një vrimë gjigante u hap në tokë në Virginia duke hedhur një makinë rreth 6 metra më poshtë. Kalimtarët e habitur kanë filmuar momentin kur makina duket sikur “kollofitet” nga toka.

Fatmirësisht, mjeti ishte i parkuar dhe brenda nuk ndodhej asnjë person. Pasi nxorrën mjetin nga vrima e madhe, autoritetet thanë se do marrin masat për të rregulluar rrugën.

Sipas tyre, shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar lagështi në tokë, prandaj makina “u fundos”. Shtëpitë pranë thuhet se janë të sigurta, pasi janë të vendosura mjaft larg, por zyrtarët i paralajmëruan banorët që të qëndrojnë larg zonës sepse toka rreth gropës është ende e paqëndrueshme dhe mund të vazhdojë të hapet.