E fali namazin e Bajramit me veshje kombëtare, ja çfarë shkruan Sali Berisha për imamin e Drenasit

1 javë më parë

E fali namazin e Bajramit me veshje kombëtare, ja çfarë shkruan Sali Berisha për imamin e Drenasit

Imami nga Drenasi ka zgjedhur që këtë vit ta falë namazin e Kurban Bajramit, i veshur me veshje kombëtare. Ky gjest i tij i ka rënë në sy edhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.

Përmes një shkrimi në llogarinë zyrtare të tij në Facebook, Berisha ka shkruar se ka respekt të veçantë për klerikët myslimanë shqiptarë, duke thënë tutje se e përshëndet përzemërsisht hoxhën Osman Musliu që zgjodhi që të falte namazin e Bajramit me kostum kombëtar.

Berisha thotë se njësoj respekt ka edhe për të gjithë ata klerikë që mbështesin leximin e Kuranit para besimtarëve vetëm në gjuhën shqipe.