‘E dashura e bosit shqiptar të kokainës’: Kush është moderatorja që mediat e huaja po shkruajnë?

2 muaj më parë

‘E dashura e bosit shqiptar të kokainës’: Kush është moderatorja që mediat e huaja po shkruajnë?

Viola Spiro ka vite që është pjesë e ekranit shqiptar dhe i janë besuar gjithmonë disa nga emisionet më të suksesshme sportive në vend. Ajo ka treguar se është shumë e zonja në drejtimin e emisioneve të tilla dhe përveç talentit, edhe pamja e saj e kuruar ka ndikuar shumë në suksesin e moderatores.

Madje, fama e Violës i ka kaluar kufijtë tashmë, sepse duket se ajo është shumë e njohur në vendet tona fqinje. Agjencia e njohur e lajmeve, “Kurir”, në Maqedoni i ka dedikuar një artikull të veçantë moderatores. “Bombë e vërtetë: Për shkak të kësaj moderatoreje, të gjithë shqiptarët janë duke ndjekur një emision sporti”, shkruhet në titullin e artikullit.

Ndër të tjera thuhet se Viola është një nga prezantueset më të komentuara në Shqipëri, edhe për shkak të ish-të dashurit që u arrestua dhe ku vëmendjen më të madhe e mori Viola, duke u komentuar si “e dashura e bosit të drogës”. Tashmë, një tjetër media e huaj shkruan për të, por në tjetër aspekt.

Në artikullin në fjalë shkruhet se emisioni që ajo drejton, “Sport Plus”, shihet edhe nga ata që nuk janë të interesuar për sportin, vetëm për të shijuar bukurinë e saj. Duke qenë se është ndier me të vërtetë e vlerësuar, Viola nuk është menduar dy herë, që këtë artikull ta ndajë me ndjekësit e saj në rrjete sociale.

Për moderatoren shqiptare, mjaftojnë të tilla shkrime për të vërtetuar se suksesi i saj si jë nga figurat kryesore të emisioneve sportive sa vjen edhe shtohet me kalimin e viteve. Ky vit i ri 2019 erdhi me ndryshime jo vetëm në anën profesionale të Viola Spiros, por edhe në çështjet private. Pasi la RTSH-në për të nisur punë si moderatore e “Sport plus” në “Klan Plus”, këtë 14 shkurt e kaloi e vetmuar. Ky ishte Shën Valentini i parë që ajo kaloi pa të dashurin e saj. Pas zhurmës së madhe mediatike, burgosjes dhe festës çift në Tiranë pas daljes nga burgu, duket se marrëdhënia e tyre u ftoh.

Miq të afërm të prezantueses së emisioneve sportive deklaruan se Viola ishte ndarë nga partneri i saj, i ashtuquajtur “problematik” nga mediat italiane. E mesa duket, ndarja nuk ka qenë e thjeshtë për Violën, duke u nisur nga fakti që ajo dha disa intervista për këtë lidhje të bukur dhe të konsoliduar, por asnjë për ndarjen. Kujtojmë që jeta e ishvelinës shqiptare, Viola Spiro, mori një drejtim të ri që pas bujës mediatike, ku u bë pjesë fillimisht e shtypit italian si e dashura e të ashtuquajturit “Zoti i drogës”.Panorama Plus