Dyshime se shpërthyen rezervat e kimikateve, kryeministri Libanit: Kjo katastrofë nuk kalon pa përgjegjësi

2 muaj më parë

Dyshime se shpërthyen rezervat e kimikateve, kryeministri Libanit: Kjo katastrofë nuk kalon pa përgjegjësi

Kryeministri i Libanit Hassan Diab thotë se shpërthimi në Beirut lidhet me rezervat e rrezikshme të kimikateve që ishin ruajtur në port që nga viti 2014, megjithë paralajmërimet e zyrtarëve të portit se materiali nuk ishte i sigurt.

“Unë ju premtoj se kjo katastrofë nuk do të kalojë pa përgjegjësi. … Ata që janë përgjegjës do të paguajnë çmimin”, tha ai në një fjalim televiziv.

“Faktet në lidhje me këtë depo të rrezikshme që ka qenë atje që nga viti 2014 do të bëhen të ditura dhe unë nuk do t’i parandaloj hetimet”.

Por dyshimet mbetën të ngutshme se Izraeli mund të ketë qenë i përfshirë, tha një oficer i lartë i ushtrisë libaneze që foli në kushte anonimiteti sepse çështja është e ndjeshme.

“Ka dyshim. Nuk do të ketë përfundime derisa të ketë një hetim të plotë”.