Dybala mposht Ronaldon, shpallet më i mirë i vitit në Serie A

2 muaj më parë

Dybala mposht Ronaldon, shpallet më i mirë i vitit në Serie A

Paolo Dybala e ka mposhtur bashkëlojtarin e tij, Cristiano Ronaldo, për çmimin e më të mirit të vitit në Serie A.

Serie A ka njoftuar se argjentinasi Dybala e ka fituar këtë çmim falë 11 golave dhe 11 asistimeve që ndihmuan këtë vit Juventusin të fitojë trofeun e më të mirit në Itali, transmeton Klan Kosova.

Kurse, Dejan Kulusevski është shpallë futbollisti më i mirë i ri i vitit në Serie A.

Ndërsa, Wojciech Szczesny, Stefan De Vrij, Alejandro Gomes dhe Ciro Immobile kanë fituar çmimet për portierin, mbrojtësin, mesfushorin dhe sulmuesin më të mirë për këtë vit.