Dy Zonjat e Para, bashkë në Muzeun e Kosovës

3 vite më parë

Dy Zonjat e Para, bashkë në Muzeun e Kosovës

Lumnije Thaçi dhe Odeta Nishani vlerësuan lartë përkushtimin e këtij institucioni, duke u impresionuar me vperën e Nënës Terezë, të artistit shqiptar Saimir Strati, vepër kjo që rrëmbeu çmimin Guinness.

Dy Zonjat e Para, ajo e Kosovës, Lumnije Thaçi dhe Odeta Nishani, Zonja e Parë e Shqipërisë kanë vizituar sot Muzeun e Kosovës, të cilat janë pritur nga drejtori i Muzeut të Kosovës, Skender Boshtrakaj, shkruan KultPlus.

Me këtë rast Boshtrakaj, iu prezantojë punën dhe aktivitetet e Muzeut, ku këto të fundit e vlerësuan lartë përkushtimin e Muzeut të Kosovës, për hapësirat që është duke iu dhënë të gjitha grupmoshave, në theks të veçantë përgëzuan “Shkollën e Muzaikut”, dhe u impresionuan me veprën e Nënë Terezës të artistit shqiptar Saimir Strati, pra vepër kjo që rrëmbeu çmimin Guinness.