Dy oficerë qëllohen me armë gjatë protestave në Louisville

1 muaj më parë

Dy oficerë qëllohen me armë gjatë protestave në Louisville

Dy oficerë janë qëlluar me armë gjatë protestave të mëdha që janë zhvilluar në qytetin amerikan të Louisville.

Kjo pasi gjykata ka vendosur se nuk do të ngriten akuza për vrasjen e gruas me ngjyrë, Breonna Taylor, e cila ishte e paarmatosur, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

26 vjeçarja Taylor e cila ka qenë punëtore spitali, është qëlluar disa herë nga tre oficerë që kishin mësyrë shtëpinë e saj më 13 mars të këtij viti.

Njëri nga oficerët, Brett Hankison, është akuzuar jo për vdekjen e Taylor, por për “rrezikim të përgjithshëm”.

Ndërsa dy oficerët tjerë nuk janë duke u përballur me akuza.