Dy herë më shumë bomba se një vit më parë në Siri

3 vite më parë

Dy herë më shumë bomba se një vit më parë në Siri

Një orë pas fjalimit të Trump, sekretari i mbrojtjes amerikane James Mattis mbajti një konferencë për shtyp në Pentagon me shefin e shtabit të përgjithshëm Joseph Dunford. “Objektivat e synuara janë të gjitha të lidhura me programin e armëve kimike të ushtrisë siriane,” tha ministri. Në veçanti, një qendër kërkimore shkencore në kryeqytet, një vend depozimi për mbushjet e armëve kimike në perëndim të Homs dhe një post komandues që ndodhet pranë objektivit të dytë.

“Ky është një mesazh i qartë për Assadin,” tha Mattis, “Vitin e kaluar, regjimi i Asadit nuk e kuptoi mirë”, tha ministri, duke iu referuar sulmit të mëparshëm ushtarak amerikan në Siri. “Këtë herë kemi goditur më shumë me aleatët tanë dhe nëse ata do të kryejnë një sulm tjetër me armë kimike, ata do të duhet t’u përgjigjen edhe më shumë përgjegjësive të tyre”.

Për Mattis, janë përdorur dyfishi i numrit të raketave dhe arsenalit ajror të përdorura një vit më parë, kur për herë të parë administrata Trump vendosi të godiste Assadin pas një tjetër bombardimi kimik nga ushtria e tij. Burimet e qeverisë së Damaskut të cituara nga disa media amerikane, menjëherë folën për ‘dëmtim të kufizuar’. Burimet e regjimit të Asadit thonë se rreth 30 raketa u lëshuan kundër Sirisë “, një e treta e të cilave u rrëzuan”, njoftoi agjensia Reuters në twiteer. Sipas burimeve siriane, në Homs janë tre civilë të plagosur.

Gjenerali Dunford, shefi i shtabit të përgjithshëm amerikan, shpjegoi se Rusia, e lidhur me Bashar Assadin dhe të pranishëm në Siri me shumë forca, nuk ishte e informuar për sulmin amerikan, por u bënë të gjitha komunikimet e nevojshme për të shmangur aksidentet midis avionëve amerikanë dhe atyre rusë. Kjo do të thotë se Pentagoni ka përdorur “linjën e kuqe” që normalisht përdoret për të komunikuar operacionet ajrore përkatëse ndërmjet SHBA dhe Rusisë. Sekretari Mattis shpjegoi se objektivat “u identifikuan në mënyrë specifike për të shmangur goditjen e garnizoneve me forcat ruse në Siri”. Një preçizion kirurgjik e konfirmuar nga rusët të cilët thanë se “asnjë prej raketave amerikane dhe aleatëve të saj nuk kanë hyrë në zonat anti-ajrore ruse”.

 

Siri, imazhet e bombardimeve. Tv shtetëror Sirian: “13 raketa të neutralizuara nga sistemi i mbrojtjes”