Dy gazetarë francezë në gjendje të rëndë, u goditen nga një predhë në Armeni

3 javë më parë

Dy gazetarë francezë në gjendje të rëndë, u goditen nga një predhë në Armeni

Dy gazetarë francezë të gazetës “Le Monde” janë në gjendje të rëndë pasi janë goditur nga një predhë nga forcat azerbajxhanase në qytetin Martuni në rajonin Nagorno-Karabakh, kanë thënë burime nga qeveria e Armenisë për agjencinë Reuters.

Kryeredaktori i “Le Mondes”, Luc Bronner”, ka konfirmuar për Reutersin lëndimet, duke thënë se njëri nga të lënduarit është fotograf

Gazetarët janë të lindur në vitet 1989 dhe 1991, dhe kanë qenë duke filmuar civilët me një grup të gazetarëve në perëndim të Martunit në rajonin Nagorno-Karabakh, kanë thënë burime nga Qeveria e Armenisë.