Dwayne Johnson, aktori më i paguar në botë më 2019

4 javë më parë

Dwayne Johnson, aktori më i paguar në botë më 2019

Dwayne “The Rock” Johnson i prin listës së përvitshme të “Forbesit” për aktorët më të paguar në botë.

Johnson, që së fundmi po shkëlqen me “Hobbs and Shaw” të “Fast and Furious”, ka fituar 80 milionë euro nga 1 qershori 2018 e deri më 1 qershor 2019.

Johnson vitin e shkuar ishte i dyti në listë, edhe pse kishte fituar rreth 120 milionë euro. Vendin e parë e kishte zënë George Clooney me rreth 215 milionë euro, për shkak të shitjes së kompanisë së tekilas “Casamigos”. Megjithatë, Clooney sivjet s’ka hyrë as në top dhjetë.

Sivjet i dyti është Chris Hemsworth me rreth 69 milionë euro. Robert Downey Jr zë vendin e tretë me 60 milionë euro.

Top pesëshen e kompletojnë Akshay Kumar me 58 milionë euro dhe Jackie Chan me 52 milionë euro.

Kjo është top dhjetëshja e aktorëve më të paguar këtë vit:

Dwayne Johnson – 80 milionë euro
Chris Hemsworth – 69 milionë euro
Robert Downey Jr – 60 milionë euro
Akshay Kumar – 58 milionë euro
Jackie Chan – 52 milionë euro
Bradley Cooper – 51 milionë euro
Adam Sandler – 51 milionë euro
Chris Evans – 38 milionë euro
Paul Rudd – 37 milionë euro
Will Smith – 31 milionë euro