Dukuria e braktisjes së fëmijëve në rënie (Video)

4 vite më parë

Dukuria e braktisjes së fëmijëve në rënie (Video)

Në vitin 2017 në Klinikën e Gjinekologjisë në Prishtinë kanë lindur 5550 fëmijë.

Mirëpo jo të gjithë këta fëmijë të lindur gëzojnë përkujdesjen e nënës, përkatësisht familjes së tyre.

Për dukurin e braktisjes së fëmijëve, kanë folur për Tribuna Channel, sociologë, përgjegjës të klinikës së Gjinekologjisë dhe të ata të Neonatologjisë.

5 raste të braktisjes së fëmijëve nga nënat e tyre janë evidentuar në 6 mujorin e vitit 2017.

Fëmijët e braktisur qëndrojnë në Klinikën e Neonatologjisë qëndrojnë maksimumi  1 muaj nga ku më pas shkojnë në qendrat e strehimit.

Megjithatë drejtori i Klinikës së Neonatologjisë, Gjevdet Gojnovci thotë se rastet e braktisjes së fëmijëve në këtë vit kanë shënuar rënie në krahasim me periudhat e njëjta të viteve të kaluara.

Gojnovci  pohon që kujdesi për këta fëmijë është shumë i lartë.

Ndërsa drejtoresha e Klinikës së Gjinekologjisë Myrvete Paçarada ka pohuar se trajtimi dhe kujdesi në këtë klinik  është maksimal, mirëpo ajo  rastet e tilla nuk i sheh të justifikueshme.

E sociologët e vlerësojnë këtë si një dukuri shqetësuese, e për të cilen përmendin një varg arsyesh

Për vitin 2016 në Klinikën e Neonatologjisë kanë qëndruar 27 foshnje të braktisura.