Duda Balje ironizon me sloganin e LDK-së: Duda. Dudë

1 muaj më parë

Duda Balje ironizon me sloganin e LDK-së: Duda. Dudë

Kandidati për kryeministër nga rradhët e Lidhjes Demokratike, Avdullah Hoti, ka prezantuar sloganin me të cilin do të garojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit e që është “Shteti. Shtet”.

Bashkë me sloganin Hoti shpalosi edhe vizionin e LDK-së për këto zgjedhje.

Mirëpo, me sloganin e tyre është tallur deputetja Duda Balje, e cila e ka modifikuar me emrin e saj.

“Duda. Dudë”, ka shkruar ajo në Facebook.