Dua Lipa publikon versionin akustik të “New Rules” (Video)
3 vite më parëDua Lipa publikon versionin akustik të “New Rules” (Video)
Një muaj më parë u lansua projekti shumë i suksesshëm i këngëtares me prejardhje kosovare, Dua Lipa, pra kënga “New Rules”.
Kënga tashmë ka marrë mbi 176 milionë klikime dhe po vazhdon të jetë në mesin e këngëve më të dëgjuara.
“New Rules” për javë të tëra ka qëndruar e para në top-listat britanike, madje edhe në Amerikë ka kryesuar në mesin e shumë prodhimeve të fundit.Dua mbrëmë ka publikuar versionin e ri të kësaj kënge, pra e solli “New Rules” në versionin akustik dhe mori lëvdata për zërin e saj.