Dua Lipa perfomoi në shoun amerikan të Ellen DeGeneresit

2 vite më parë

Dua Lipa perfomoi në shoun amerikan të Ellen DeGeneresit

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Ajo gjatë ditës së sotme ka pohuar se ka anuluar paraqitjet në koncertit mbështetës të Bruno Marsit për arsye shëndetësore.

Por, gjatë orëve të para të ditës së sotme, sipas kohës sonë lokale, këngëtarja performoi në shoun televiziv “The Ellen Show”.

“Këtu do të perfomojë dy këngët e ardhshme një ndër këngëtaret që ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm këtë vit”, ka pohuar gjatë prezantimit Ellen DeGeneres.

Bukuroshja jonë ka kënduar para miliona teleshikuesve këngën që po i sjell suksese “IDGAF” gjersa kujtojmë se “New Rules”, i cili deri më tani është shikuar mbi një miliard herë në YouTube.

Theksojmë se Lipa tashmë ka paralajmëruar koncertin e radhës në kryeqytetin tonë të Prishtinës pas koncertit madhështor të Rita Orës.

Ndryshe, 22-vjeçarja është duke punuar në projekte të reja muzikore, që do t’i sjell gjatë muajve të ardhshëm. /Telegrafi